Vendosni fjalën kyçe....

Gjen çantën me para dhe dokumenta, trajneri shqiptar vihet në kërkim të pronarit dhe ia kthen


Ish-kampion i Maqedonisë në peshat e rënda në boks, e tani trajner i suksesshëm, Naser Haruni nuk është menduar dy herë kur ka gjetur një çantë plot me para për të gjëtur pronarin e saj.

Ai kërkoi adresën e pronarit të çantës që kishte 675 euro dhe 9000 denarë brenda dhe më pas ia dorëzoi atij në shtëpi.

“Isha në Ramstor, sa dola në parking, mu para makinës time e gjeta një çantë. Nga kurioziteti e hapa çantën, kur e pash se në çantë kishte portofol me dokumentacion, letërnjoftim, patentë shoferi, kartelë të bankës dhe një zarf. Në zarf kishte 675 euro dhe 9000 denarë, sipas letërnjoftimit e pashë që adresa ishte në Kisella Voda, rruga “Vera Jociç”. Pa u hamendë fare u nisa ta gjej pronarin e çantës. Kur mbërrina në adresën e duhur në Kisella Voda, ai nuk ishte në shtëpi, sigurisht duke kërkuar çantën e humbur. Bisedova me fqinjtë që e njihnin, e thirën pronarin në telefon dhe për 10 minuta ia mbërriti. Me gjithë familje gra, djem të rinj, fëmijë. E pyeta nëse ke humbur diçka. ‘Po, po’, tha, ‘një çantë’. Nuk dinte çka të thojë nga gëzimi, iu mbushën sytë me lot. Quhej Gjokica, djal i ri familijar, ishte me fëmijë të vegjël në karrocë.”- tregon trajneri në një postim në rrjetet sociale.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, çanta i përkiste Gjokica Stojanovskit. Ai kishte qenë më parë ish-portier i skuadrës së Vardarit në hendboll.

I përlotur nga gjesti i trajnerit, Stojanovski e kishte shpërblyer trajnerin e boksit me 100 euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *