Vendosni fjalën kyçe....

Sfida me Milanin, tekniku i Rennes motivon skuadrën: Të gjithë janë mirë, ne jemi në formë


Rennes sfidon Milanin të enjten, takim ky i vlefshëm për Europa League. Në prag të këtij takimi, në konferencën për shtyp, tekniku i francezëve, Julien Stephan ka motivuar në maksimum ekipin.

“Të gjithë janë mirë, ne jemi në formë. Ekipi duhet të fillojë në 100%, të vazhdojë në 100% dhe të përfundojë në 100%. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Do të luajmë kundër një kundërshtari me cilësi të mëdha. Nuk jemi në gjendje të bëjmë llogaritë, por kjo nuk do të thotë të mos menaxhojmë disa momente të ndeshjes. Ne luajtëm kundër Arsenalit, por Milani përfaqëson shumë në Evropë. Milani? Ka shumë francezë, ne jemi të lumtur sepse kjo do të thotë që futbolli francez është në formë të mirë”, tha trajneri i Rennes.