Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: SPAK-u të hetojë urgjentisht Edi Ramën


Pas konfirmimit të 57 rasteve me koronavirus në vendin tonë, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, kërkon që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen. Madje i bën thirrje SPAK-ut që ta ndjekë atë penalisht.

“Sot 57 raste me COVID-19, Edi Rama te jape doreheqjen dhe te ndiqet penalisht!!

Edi Rama duhet te jape doreheqjen menjehere per menaxhimin kriminal dhe antinjerezor te pandemise.

Edi Rama veproi kunder shkences me vullnet te plote dhe ne funksion te propagandes se tij politike personale.

Cdo person i infektuar eshte nje akuze per Edi Ramen per demtim te shendetit me paramendim.

E gjithe popullata e rrezikuar nga ana shendetesore eshte nje akuze per Edi Ramen..

SPAK te filloje hetimin urgjentisht per Edi Ramen per veprimet e tija te paramenduara ,qe sollen demtimin e shendetit te njerezve.

SPAK eshte i perbere jo thjesht nga prokurore, por nga njerez ne radhe te pare, ndaj detyra e tyre ne kete rast eshte e imponuar edhe nga keto detyrime humane pervec atyre ligjore.”– shkruan Vasili.

Ish-deputeti i LSI-së kujton deklaratat që bënte Rama në prill, kur e konsideronte Shqipërinë si shtetin që kishte vepruar më mirë lidhur me pandeminë.

Sipas Vasilit, Rama duhet të futet në burg pasi nuk bëri testime massive duke i konsideruar të panevojshme, nuk mbeu mjete mbrojtëse për mjekët, as respiratorë e disa arsye të tjera.

“Sot 57 raste te reja me COVID-19. Ne pikun e pandemise numri me i larte ishte ne 3 prill 27 raste.

‘Suksesi madheshtor’ i Edi Rames pas izolimit idiot 2 muaj e gjysem eshte rritja me 211%. Ja cfare thoshte Edi Rama:

‘Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar’,- shprehej Rama.

Dhe Edi Rama realisht:

1.Nuk beri testime por i quajti te panevojshme duke ju kundervene OBSH.

2.Nuk bleu mjete mbrojtese,

3.Nuk bleu respiratore,

4.Nuk ndaloi aktivitete ekonomike me risk te larte,

5.Nuk detyroi perdorimin e maskave, por i quajti te panevojshme,

6.Nuk aktivizoi mijra mjeke familjeje,

7.Aktivizoi nje komitet ekspertesh jo kompetent dhe me drejtim politik.

8.Perbuzi cdo sugjerim e keshille profesionale publike.

EDI RAMA NE BURG”- përfundon Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *