Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohen 3 persona në aksin Fushë Krujë-Milot, sillen me shpejtësi në Tiranë


3 persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se 3 personat e plagosur janë dërguar me shpejtësi në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Të plagosurit janë nga Fieri ndërsa nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Fiat” me targa italiane dhe një mjet tip “VW”, të cilët janë përplasur kokë më kokë. 

Të plagosurit janë Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe, të tre nga e njëjta familje. Policia Rrugore në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *