Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e frikshme të rrëzimit të një vinçi në Kinë, plagosen disa persona (Video)


Pamjet e dëshmitarëve okularë kanë kapur momentin e frikshëm të rrëzimit të një vinçi në një autostradë pranë qytetit Wuhan të Kinës.

Dy persona u shtruan në spital lidhur me aksidentin i cili ndodhi pak ditë më parë. Vinçi u rrëzua ndërsa po ngrinte një strukturë të parafabrikuar çeliku në Wuhan në një ndërtim të nisur pak muaj më parë.

Të lënduarit janë një gjendje të qëndrueshme ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për shkakun e shembjes së vinçit. Një ndërtesë e vogël aty pranë u shtyp nga pesha e vinçit që u rrëzua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *