Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër aktor amerikan shprehet kundër Trump-it: Presidenti po kërkon t’i shpëtojë burgut


Aktori i Hollivudit John Cusack, deklaroi se presidenti Trump po kërkon një rrugëdalje pasi është braktisur nga të gjithë dhe gjithçka i ka mbetur është mbështetja e racistëve.

Ai e shkroi reagimin e tij në Twitter ndërsa deklarata e tij vjen pas atyre të aktorit Robert de Niro e këngëtares Barbra Streisand, të cilët u shprehën kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë. Cusack njihet si mbështetës i demokratëve amerikanë.

“Trump po luan për një strategji daljeje, që e mban atë larg burgut. Ushtria e ka braktisur fashizmin e tij dhe gjithçka i ka mbetur janë racistët. Ai dëshiron që të qëndrojë jashtë burgut.” – shkroi Cusack për 1.6 milion ndjekësit e tij në Twitter.

Qëndrimi i tij nuk është i vetmi në këtë linjë. Senatorja demokrate Kamala Harris deklaroi para pak ditësh se Trump e ka kthyer partinë në një organizatë të supremacistëve të bardhë.