Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton kritikon presidentin Trump: Mos mbani mitingje, po përhapni Covid-19


Hillary Clinton e kritikoi fushatën e presidentit Donald Trump pasi sipas saj po rritet rreziku për përhapjen e pandemisë Covid-19. Ajo tha se presidenti nuk duhet të mbajë tubime me mbështetësit e tij.

“Nëse në tubimet tuaja njerëzit nuk ruajnë distancimin social, nuk duhet t’i mbani ato”, tha Klinton në përgjigje të lajmeve të fushatës Trump pas publikimit të takimit të ardhshëm të kreut të Shtëpisë së Bardhë në Tulsa, Oklahoma.

Trump ka qenë nën kritika nga demokratët për shkak të vendimit të tij për të rifilluar tubimet e tij ikonike MAGA (Make America Great Again) pas një pushimi disa mujor për shkak të pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *