Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi te “Komuna e Parisit”, arma e krimit si ato që përdor Garda


Të tjera detaje mësohen nga vrasja e 40-vjeçarit Hekuran Billa, mbrëmjen e kaluar te “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Policia dyshon se krimi është kryer nga vrasës me pagesë. Autorët besohet se e kanë gjurmuar 40-vjeçarin për të mësuar lëvizjet e tij dhe e kanë pritur derisa është ngritur nga lokali dhe ka lëvizur me mjet, për të qëlluar drejt tij me breshëri automatiku.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Pak pas ngjarjes, është gjetur i djegur në Pezë të Vogël, që mendohet se i përket autorëve të atentatit.

Brenda automjetit u gjet arma MP5 automatike, e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator. Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Po ashtu, mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAUL.

Hekuran Billa i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në Komunën e Parisit, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Në vitin 2008, ai ekzekutoi me plumb në kokë Prel Markun, në një klub shqiptarësh në Londër. Ndërkohë që më herët ndaj tij kishte tre akuza për tentativë vrasje.

Billa nuk e ka kryer dënimin, por në rrethana ende të paqarta, ai ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *