Vendosni fjalën kyçe....

Kush ishte Hekuran Billa i ekzekutuar sot te Komuna e Parisit, vrasja që kreu 12 vite më parë


Hekuran Billa i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Komunën e Parisit, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Në vitin 2008, ai ekzekutoi me plumb në kokë Prel Markun, në një klub shqiptarësh në Londër.

Ndërkohë që më herët ishte akuzuar për tre akuza për tentativë vrasje, fillimisht me burgim të përjetshëm që më pas iu ulën në 34 vite.

Pas vrasjes së Prel Markut, thuhet se Billa u arratis në Danimarkë, por policia e cila ra në gjurmët e tij e dënoi për vrasje dhe dy tentative vrasje dhe plagosjen e Musa Rrahmanit.

Ai ishte pjesë e bandave shqiptare të përfshira në prostitucion dhe trafikimin e njerëzve. Sipas mediave të huaja, rivali i Billës ishte Petrit Brahoj, 45 vjeç. Gjithashtu pjesë e vrasjes së Markut ishte edhe Kujtim Spahiu i cili u burgos me 33 vite burg. Dy të dyshuar të tjerë që bashkëpunuan me të ishin Mohamed Mehmeti dhe Lulzim Bici, të cilët e prisnin në makinën e arratisjes jashtë klubit, por që më pas u liruan nga akuzat për çdo përfshirje në vrasje.

Billa nuk e ka kryer dënimin, por në rrethana ende të paqarta, ai ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave. Bëhet fjalë për një biznes të lokalizuar te “Qytet Studenti” i hapur në 27 janar të këtij viti.

Pamje nga vendi i ngjarjes


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *