Vendosni fjalën kyçe....

Dy aksidente në Tiranë e Elbasan


Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë e Elbasan.

Aksidenti në Tiranë ka ndodhur në rrugën Demokracia në Paskuqan ku një 41-vjeçar me iniciale K.D., ka përplasur një këmbësore me iniciale N.H. 59-vjeçarja është dërguar në spital për mjekim të mëtejshëm.

Njoftimi

‘Më datë 12.06.2020, rreth orës 18:20, në Paskuqan 1, në rrugën “Demokracia”, mjeti me drejtues K.D., 41 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N.H., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’

Në Elbasan një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ ka përppasur një 60-vjeçar i cili punonte si roje në një pallat.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa ia dhënë ndihmën e duhur të lënduarit. Ky i fundit është dërguar në spital ndërsa identiteti e gjendja e tij nuk dihen ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *