Vendosni fjalën kyçe....

Del nga spitali Ardian Çapja, tre ditë më parë iu bë atentat me snajper


Ardian Çapja

Ardian Çapja ka dalë nga spitali i Traumës e do e vijojë mjekimin në shtëpi. Një ditë më parë ai kërkoi që të largohej nga mjediset e spitalit e ta ndiqte privatisht çështjen e shëndetit.

Tre ditë më parë, atij iu bë atentati i tretë duke u qëlluar me snajper teksa qëndronte brenda rrethimit të shtëpisë së tij.

Pak më vonë, në Fushë Mbret u gjet një makinë e djegur brenda së cilës u gjet edhe një snajper me numra të fshirë.

Policia dyshon se ato janë përdorur për atentatin ndaj Çapjas ndërkohë që ky i fundit e ka mohuar se i është bërë atentat duke thënë se është rrëzuar dhe se në shpatull i ka hyrë një copë hekuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *