Vendosni fjalën kyçe....

Kurti fton qytetarët në tubim: Kemi treguar se bëjmë opozitën e qeverisjen më të fuqishme


Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e ditës së nesërme. Ai deklaroi se në 21-vjetorin e çlirimit të vendit vendi përballet me një situatë të dyfishtë.

Lideri i Vetëvendosjes tha se vendi po përballet me pandeminë Covid-19 si dhe me zgjidhjen e çështjes së qeverisë për të cilën kërkohen zgjedhje të reja.

“Në këtë përvjetor të dyfishtë ne ndodhem në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për ta tejkaluar pandeminë COVID-19 që nuk ka kaluar dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar që e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër. Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhje të tjera do të fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime. Ejani masivisht në 15 vjetorin tonë, teksa kujtojmë edhe 21 –vjetorin e çlirimit të vendit dhe çmimin e lartë që paguan breza të tërë që ne të jetojmë shumë më mirë se sot.” – tha Kurti në videomesazhin e shpërndarë prej tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *