Vendosni fjalën kyçe....

Masat e reja për plazhet, këtë sezon veror harrojini “shkuma party”-t


Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë publikuar protokollin e sigurisë për sezonin e ri turistik.

Përpara se të bëhni gati valixhet për pushimet, duhet të lexoni këtë protokoll dhe të keni parasysh të gjitha rregullat që duhet të ndiqni.

Këtu parashikohet në detaje se si do operojnë sipërmarrjet në fushën e turizmit, duke nisur nga largësia e çadrave mes tyre dhe duke vijuar me higjienën në dhoma dhe në çdo ambient tjetër të shërbimeve hoteliere, bare e restorante.

Si fillim çdo qytetari, përpara se të hyjë në zonën e plazhit, do t’i matet temperatura dhe do të plotësojë një formular për t’u njohur me historikun e udhëtimeve dhe sëmundjeve për të pasur mundësi më tej për t’u ulur në shezlonge që duhet të jenë jo më afër se 3.5 metra nga njëri-tjetri.

Distanca duhet respektuar jo vetëm në rërë, por edhe në det. Përveç prindit që kujdeset për fëmijët, të gjithë duhet të qëndrojnë jo më afër se 3 metra nga tjetri.

Pasi t’i keni larë duart me sapun dhe ujë, ju duhet t’i thani ato plotësisht. Xheli me përbërje alkoolike për higjienën e duarve duhet të përdoret në mënyrë periodike, madje edhe kur mbahen doreza.

Stafi i shërbimit, që ka kontaktet me pushuesit/vizitorët duhet të përdorë patjetër doreza dhe maska mbrojtëse, që konsiderohen si mjete të domosdoshme në parandalimin e transmetimit të COVID-19.

Stafi i recepsionit duhet të mbajë pastër ambientin e tyre të punës dhe në fund të çdo ndërrimi turni të pastrojë me kujdes tryezën dhe pajisjet (për shembull: telefon, tastierë, ekran me prekje, stilolapsa, lapsa etj.).

Për të gjithë ata që kishin shpresa për “shkuma party” dhe festa në plazh, ta harrojnë këtë pasi nuk do të lejohen. Ndërkohë të gjitha pishinat janë të mbyllura deri në një urdhër të dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *