Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, zonat dhe oraret e ndalimit


Ditën e nesërme disa zona në Tiranë do kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftimin e ka dhënë OSHEE-ja sipas së cilës shkak për këtë është remonti që do bëhet në disa zona.

Zonat që do preken nga mungesa e energjisë elektrike Rruga e Dibrës, Pezë e Vogël, Pezë Helmës, Ura e Beshirit, Kopshti Botanik e biznese në zonën e Misto Mames.

“Për shkak të remontit në fiderin A3 kabina e Medresesë 6/1 dhe në Fiderat 4 të NST Ndroq dhe Fid 25 NST Selitë, në datën 9 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona;

Rruga e Dibrës pjesërisht, pranë Medresesë, Pezë e Vogël, Pezë Helmas dhe Ura e Beshirit, Kopshti Botanik pjesërisht, biznese në zonën e “Misto Mames” pjesërisht.” – thuhet në njoftimin e OSHEE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *