Vendosni fjalën kyçe....

Italia përballet me recensionin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore


Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në Itali, ekonomia e këtij shteti do të tkurret për 8.3 për qind këtë vit si rezultat i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Një nga shtetet e para që u godit nga pandemia, Italia vendosi masa të rrepta të izolimit për më shumë se dy muaj në përpjekje për ta kufizuar numrin e vdekjeve dhe infektimeve, shkruan “The Guardian”.

Ky institut parashikoi që ekonomia më pas të shënojë rritje për 4.6 për qind vitin e ardhshëm. Megjithatë, disa institucione të tjera kanë frikë se rënia do të jetë më e madhe. Banka e Italisë ka parashikuar rënie të GDP-së mes 9.2 deri në 13.1 për qind, ndërsa Komisioni Evropian pret që kjo shifër të shënojë rënie për 9.5 për qind.

Banka amerikane për investime, “Goldman Sachs”, ka parashikuar rënie edhe më të madhe – 14 për qind.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *