Vendosni fjalën kyçe....

Timo Werner te Chelsea?!/ Reagon Leipzig: Në klub nuk ka mbërritur asnjë ofertë


Dy ditë më parë u raportuar se Timo Werner kishte arritur marrëveshje me Chelsean dhe vetëm pas përfundimit të Bundesligës, pritej të prezantohej te londinezët, por drejtori sportiv i Leipzigut, e ka mohuar një gjë të tillë.

Oliver Mintzlaff, në një deklaratë të dhënë për mediat në përfundim të takimit të djeshëm ndaj Paderbornit, ka thënë se deri tani asnjë klub nuk ka trokitur në zyrat e klubit gjerman për të shprehur gatishmërinë e pagesës së klauzolës së Werner.

Synimi ynë parësor ishte rinovimi me Werner, pasi jemi një klub i ri dhe nuk mund të lejojmë të humbim lojtarët me parametra zero. Këtë e arritëm vitin e kaluar, duke vënë edhe një klauzolë prej 60 milionë eurosh, të vlefshme deri më 15 korrik”, tha Mintzlaff.

Tani Werner është i lirë të negociojë dhe të zgjedhë vetë të ardhmen e tij, por mund t’u them se deri më sot asnjë klub nuk na ka shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën. Vetë sulmuesi na pati njoftuar disa javë më parë se po negocion një transferim, por deri tani asgjë konkrete. Së fundi kemi folur vetëm për ndeshjet dhe se si t’ia dalim që të sigurojmë një vend në zonën Champions, asgjë më tepër”, u shpreh ai.