Vendosni fjalën kyçe....

George Bush e Mitt Romney s’do e mbështesin Donald Trump-in për president – Raporti


Në vitin 2009, ish-presidenti amerikan George W. Bush, pak para se të largohej si president deklaronte se nuk do merrej më e politikë. Por duket se e ka harruar këtë gjë.

“Ish-presidenti George W.Bush nuk do e mbështesë rizgjedhjen e Donald Trump-it dhe po kështu Jeb Bush nuk është i sigurt se si do votojë.” – raportoi Neë York Times të shtunën.

“Senatori Mitt Romney nuk do e mbështesë Donald Trump-in dhe po diskuton nëse do të votojë për të gjatë zgjedhjeve të nëntorit. Dhe Cindy McCain, e veja e senatorit John McCain, është pothuajse e sigurt se do të mbështesë Bidenin.” – shtoi raporti.

Bush ka sulmuar në heshtje, por shpesh presidentin Trump që kur ai mori detyrën. Në tetor 2017, Bush dha një vlerësim tronditës ndaj Trump-it dhe politikave të tij, duke thënë se presidenti ka promovuar fanatizmin.

“Ne kemi parë diskursin tonë që ka degraduar. Ne kemi parë nacionalizmin që është shtrembëruar në nativizëm. Kemi harruar dinamizmin që emigracioni ka sjellë gjithnjë në Amerikë.” – deklaronte Bush pa e përmendur me emër kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Pas këtyre deklaratave Trump iu përgjigj Bush-it duke thënë: “Oh, meqë ra fjala unë e vlerësoj mesazhin e ish-presidentit Bush, por ku ishte ai gjatë hetimit e gjykimit ndaj meje. Ai nuk ishte askund nuk tha gjysmë fjale për rrengun më të madh në historinë amerikane!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *