Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e afro-amerikanit në SHBA, protesta solidariteti në Paris (Video)


Mijëra francezë u derdhën në rrugët e Parisit duke shpërfillur rregullat e Covid-19 për të protestuar e për t’u solidarizuar me qytetarët në SHBA që kërkojnë drejtësi pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në SHBA pasi u dhunua nga një polic në Mineapolis.

Protesta u zhvillua në Paris të martën në mbrëmje dhe pa qindra aktivistë duke marshuar drejt Gjykatës së Lartë për të mbajtur një tubim atje.

Pavarësisht ndalesës për t’u mbledhur për shkak të Covid-19 qytetarët i shpërfillën rregullat dhe u tubuan në rrugë. Gjatë tubimit pati përplasje mes protestuesve e policisë ndërsa tubuesit i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *