Vendosni fjalën kyçe....

Protestoi te sheshi Skëndebej gjatë pandemisë, Altin Goxhaj gjobitet me 50 milionë lekë


Altin Goxhaj

Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj disa javë më parë gjatë masave shtrënguese për shkak të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi, protestoi te sheshi Skënderbej në Tiranë, kundër tyre.

Për këtë shkak ai është gjobitur nga policia me 50 milionë lekë të vjetra.

Ka qenë vetë Goxhaj i cili ditën e sotme bëri publike masën administrative.

Ndërsa shkonte të paraqiste mbrojtjen në komisionin e Gjobave, mbledhja është shtyrë. Ky komision do mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar masën administrative.

Ditën që protestonte Goxhaj së bashku me aktivistë të tjerë, u shoqëruan në polici ndërsa pas tubimit, avokati edhe u gjobit.

Në procesverbalin e publikuar nga Goxhaj, policia thotë se gjoba është për shkak se ai ka thyer aktin normativ për masat ndaj Covid 19.

Procesverbari i masës administratvie ndaj Altin Goxhajt


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *