Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita asnjë kusht shtesë për reformën, Rama kërkon t‘i grabisë prapë zgjedhjet” – Vasili


Njëri nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Vasili i LSI-së deklaroi sot se opozita nuk ka shtuar asnjë kusht tjetër për reformën.

Ai tha se PS-ja ka shtuar kushte të tjera bllokuese pasi kërkon të grabisë zgjedhjet siç bëri me ato të vitit 2017 e 2019.

Vasili theksoi gjithashtu se identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve janë kushte të panegociueshme.

“Zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për reformën zgjedhore. Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste të 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave. Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lire nga vjedhjet janë aty prej javësh. Asnjë lëshim nuk do t’i bëhet grabitjes së votave. Rilindja kërkon të mbushë kutitë, të numërojë vetë dhe të nxjerrë po vetë rezultatin. Fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm rilindja që duhet të heqë dorë menjëherë nga shkatërrimi i reformës zgjedhore,” tha Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *