Vendosni fjalën kyçe....

Rama pranon fluturimin në Francë: Ishte takim informal i nivelit të lartë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës, se ka fluturuar me avion gjatë fundjavës për në Francë.

Rama e pranon se ka udhëtuar drejt Parisit për një vititë informale të nivelit të lartë, por hedh poshtë akuzat për shpenzime luksi. Ai thotë se shpenzimet e luksit u aka lënë atyre që e shajnë.

“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”– shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *