Vendosni fjalën kyçe....

Kosova anulon dezinfektimin e kamionëve që hyjnë në territorin e saj


Qeveria e Kosovës ka pezulluar vendimin për dezinfektimin e kamionëve që hyjnë në territorin e saj. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës në Facebook.

Ndalimi i kamionëve nga Shqipëria që ndaloheshin për t’u dezinfektuar para se të hynin në Kosovë, një proces që kushtonte 22 euro u cek edhe nga kryeministri Rama, i cili e quajti bllokimin të çuditshëm.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *