Vendosni fjalën kyçe....

Basha video-selfie nga Kombinati: Rama bredh me charter privat, qytetarët në mëshirë të fatit


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar sot turin e takimeve me biznesin e vogël e është ndalur në Kombinat të Tiranës.

Me një tjetër video-selfie,  Basha thotë se kryeministri Edi Rama i ka lënë në “mëshirë të fatit” qytetarët, ndërsa shtoi se një në dy familje në vend jeton në varfëri.

Basha thotë se bizneset janë drejt falimentimit, me lista pagesash dhe qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë.

Nga ana tjetër sipas tij, kryeministri udhëton me charter privat në Paris për të harxhuar mijëra euro.

Me ato para, sipas Bashës mund të mbaheshin hapur mijëra biznese apo do iu jepej ndihma qindra familjeve në nevojë.

”Situata ekoonomike është në qendër të takimeve të mia.  Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Është i njëjti realiteti si vendet dhe qytetet e tjera ku bizneset po falimentojnë, njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Dhe fjala e parë është listat, janë shtuar listat e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë, tek dyqanet e bukës, ushimeve. Varfëria kudo, Bizneset dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë Edi Rama bredh në Europë me mijëra euro që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese apo të ndihmonte qindra familje.

Konfirmohet dhe nga Banka Batërore që 1/3 familje shqiptare ka prekur fundin. Nuk kkishte pse të ishte kështu. S’kishte pse kriza të rrënonte ekonominë. Por paratë tuaja në vend që t’iu ndihmonin, për t’iu çliruara, paratë shkuan tek oligarkët kontratat korruptive, shkatërrimi i pronës publike. Kjo situatë e tmerrshme ka një përgjegjës, ai që ka vënë interesat e xhepat e tij, nuk i dhimbsen shqiptarët. Ne kemi vizionin për të ndryshuar këtë situatë. Do vazhdoj takimet nga Kombinati. Qëllim kryesor është të jem afër njerëzve dhe jo e zbukuruar nga propaganda duke gënjyer me regji qëndrore. Ai i ka bërë paratë rrush e kumbulla, që ikën në fundjavë në Paris me charter, dhe ua ka dhënë lekët oligarkëve.”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *