Vendosni fjalën kyçe....

Aleatët e PD-së propozojnë të bëhet testi i drogës për politikanët, para zgjedhjeve


Aleatët e Partisë Demokratike kanë zbuluar përmes një deklarate të përbashkët, pikat e marrëveshjes së tyre, që e shohin si zgjidhje për krizën politike.

Në platformën politike, me 12 pika, aleatët e Bashës kërkojnë ndryshim të kodit zgjedhor si edhe nisjen e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës për situatën në vend.

Aleatët e PD-së kanë bërë propozimin e një marrëveshjeje maxhorancë- opozitë. Ata i qëndrojnë krijimit të një qeverie tranzitore, 6 muaj para zgjedhjeve, ndërsa kërkesa e veçantë që përmendën mes rreshtash është që të bëhet edhe testi i drogës për politikanët.

“Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.”, lexoi Aida Shtino deklaratën. Kujtojmë se opozita shpesh herë e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përdorues droge.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu bëri thirrje për një tryezë maxhorancë-opozitë.  “Partitë tona angazhohen në dialog me partitë e tjera politike. Ne si grupim politikm do bëjmë ccdo gjë që është e mundur për një bashkëpunim, që të mos kemi vendin në krizë politike.”

“Kemi firmosur të gjithë një marrëveshje me PD. Janë dy ose tre pika që ne nuk hymë në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk hymë në zgjedhje pa patur një qeveri tranzitore. Natyrisht kjo lëvizje që ne bëjmë ka të bëjë me sqarimin e elektoratit të gjithsecilit. Ccdo person nuk është i detyruar të jetë në unison për të gjitha qëndrimet për ccështje të caktuara. Për ccështje të veccanta kemi dhe ne qëndrimet tona por ajo që na bashkon është që nuk hyjmë në zgjedhje farsë, kërkojmë krijimin e një qeverie tranzitore dhe në zgjedhjet e ardhshme do jemi të gjithë së bashku.”, tha më tej Agron Duka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *