Vendosni fjalën kyçe....

Trump e shpall ANTIFA-n organizatë terroriste, e majta radikale akuzohet për protestat e dhunshme


ë

“SHBA-të do e përcaktojë ANTIFA-n si nj organizatë terroriste,” tha presidenti Donald Trump. Masa vjen në mes të protestave kundër sjelljes së policisë dhe trazirave që kanë mbërthyer vendin, për yë cilat kreu i Shtëpisë së Bardhë ka fajësuar ‘të majtën radikale’.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do e përcaktojnë ANTIFA-n si një Organizatë Terroriste,” – shkroi në Twitter Trump, duke mos ofruar shpjegime të mëtejshme.

Një ditë më parë, Trump si dhe Prokurori i Përgjithshëm William Barr, akuzuan grupin e majtë si orkestrues të protestave dhe plaçkitjeve në të gjithë vendin, pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis të hënën.

Nëse përcaktohet si një grup terrorist, Antifa do të bashkohej me grupet ndërkombëtare si Al Qaeda dhe Hezbollah si dhe organizata vendase si Kombet Aryan dhe Ushtria e Lirimit të të Zinjve, në listën e zezë të qeverisë.

Para sulmeve të 11 shtatorit, lista ishte e populluar ekskluzivisht nga grupe të huaja. Antifa – emri i së cilës është i shkurtër për ‘antifashist”” – e modelon veten sipas milicive evropiane të krahut të majtë të viteve 1920 dhe 1930.

Grupi u bë i njohur pas zgjedhjes së presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2016 e është i njohur tani për sulmin ndaj demonstratave dhe fjalimeve të grupeve të krahut të djathtë dhe nxitjen e dhunës në mitingje.

Me trazirat që kapën qytetet më të mëdha të Amerikës pesë netët e fundit, kanë nisur të dalin raportet se pas protestave të dhunshme qëndron Antifa.

Menjëherë pas deklaratës së Trump, Prokurori i Përgjithshëm Barr njoftoi se Departamenti i Drejtësisë do të përdorte rrjetin e tij prej 56 Task Forcave Rajonale të Përbashkëta të Terrorizmit për të hetuar ‘agjitatorët e dhunshëm radikalë që kanë rrëmbyer protestën paqësore dhe janë angazhuar në shkelje të ligjit federal’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *