Vendosni fjalën kyçe....

Bujar Nishani: Populli po zien nga zemërimi, qenka trembur Gangsteri


Ish-Presidenti, Bujar Nishani, ka reaguar lidhur me mitingun e Lulzim Bashës në qytetin e Durrësit dhe kritikat e qeverisë se po rrezikon jetët e qytetarëve.

Nishani shprehet se populli po zien nga zemërimi dhe urrejtja ndaj mafias që po i varfëron dhe se kjo e ka trembur kryeministrin Edi Rama, që ish-presidenti e quan “gangster”.

Nishani i kujton Ramës mbledhjet e veta në Pallatin e Kongreseve në kulmin e pandemisë.

“Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterin.
Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!
Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve, Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!
Keqbërësit duhet të kenë frikë !
Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më!
Kombi nuk e pranon tradhtinë !
Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !
#TëRingremëShqipërinë”- shkruan Nishani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *