Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Nuk tërhiqemi nga futja e teknologjisë në zgjedhje dhe as nga qeveria tranzitore


Pjesë e tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore nga radhët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se opozita nuk do tërhiqet nga teknologjia në zgjedhje edhe pse Gjiknuri ka shfaqur përpjekje për tu shmandur.

Ish-deputeti i PD-së theksoi se qeveria tranzitore është një kërkesë që nuk do tërhiqen.

Propozimi i opozitës është futja e teknologjisë në votim. Votim dhe numërim në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme. Përpjekjet e Gjiknurit për tu shmangur, janë përpjekje për të lënë derën hapur që kutitë e votimit të mbushen nga ata që votojnë për emigrantët që s’kanë ardhur, për votim familjar, për votim me karta të falsifikuara apo që komisionerët të mbushin vetë fletët e votimit. Nuk tërhiqemi as nga kërkesa për qeveri tranzitore. Ne do vazhdojmë të kërkojmë që kjo garanci të jetë e plotë”-tha Bylykbashi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *