Vendosni fjalën kyçe....

Policia gjobit bizneset në plazhin e Durrësit, njofton se thyen rregullat anti-Covid (Fotot)


Policia ka zhvilluar një aksion për largimin me forcë të çadrave e ndenjëseve të plazhit në bregdetin e Durrësit.

Ajo ka gjobitur pronarët e subjekteve pasi sipas saj kanë thyer masat e vendosura kundër përhapjes së Covid-19.

Policia e Bashkia e Durrësit kanë paralajmëruar bizneset se lejet për vendosjen e çadrave të plazit do jepen vetëm nga qeveria.

Aksioni është zvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës

“Policia bashkiake  në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19.

Gjatë këtij aksioni janë gjobitur  personat që i zotëronin ato dhe që kishin zaptuar hapësirën e rërës. Policia bashkiake ushtron kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar zënien e hapësirave të plazhit nga persona apo subjekte që nuk janë të pajisur me leje.

Bashkia e Durrësit i bëri thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare të bashkisë së Durrësit të mos ndërmarrin inisiativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse.

Lejet do të jepen në bazë të VKM-së dhe udhëzimeve përkatëse që do të vijnë nga qeveria shqiptare. Për ata që nuk zbatojnë ligjet dhe aktet normative do te ketë masa administrative, bllokim të çadrave dhe shezlongëve, deri dhe ndjekje penale.” – njofton Bashkia e Durrësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *