Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Ramës: “Dita pa makina” duhet bërë pjesë e pandashme e kalendarit mujor


Kryeministri Edi Rama paralajmëron se dita pa makina, mund të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit mujor të aktiviteteve.

Rama ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” disa foto nga rrugët e zbrazura në Tiranë për shkak se kjo e martë është caktuar nga bashkia si një “Ditë pa makina”.

Krahas fotove, Rama shkruan se për një cilësi jetese më të mirë, do të duhet që në bashkëpunim me bashkitë të fuqizohet transporti publik dhe të bëhet nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet.

“DITA PA MAKINA duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona.”- shkuan kryeministri.