Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë dy persona, arrestohet në Durrës 19 vjeçari


Një 19 vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi plagosi me thikë dy persona.

19-vjeçari me iniciale B.K plagosi me thikë pas një konflikti në lagjen nr.11 në Durrës shtetasit R.Z 21 vjeç dhe L.H. 23 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Tentativë për vrasje”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *