Vendosni fjalën kyçe....

Kishin kultivuar kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen 3 persona në Tepelenë


Policia ka arrestuar tre persona në Tepelenë, gjatë një aksioni për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Personat e arrestuar, janë një 19-vjeçar dhe një 47 vjeçar nga fshati Veliqot, si dhe një 39-vjeçar nga një fshat tjetër, Hormovë.

 Në oborrin e banesave të këtyre personave, policia gjeti të kultivuara fara kanabisi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve A. Zh., 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, E. Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe K. Gj, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, pasi në oborret e banesave të tyre u gjetën kubikë të kultivuar me fara kanabisi.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *