Vendosni fjalën kyçe....

Takimet e Yuri Kim me Ramën, ambasadorja sugjeron sistemin zgjedhor danez


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar 2 herë për t’u takuar me Edi Ramën në Kryeministri, brenda një jave. Sikurse pati deklaruar edhe vetë Rama, takimi ka patur në fokus Reformën Zgjedhore, e sot gazeta “Panorama” shkruan se Ambasada e SHBA-ve i ka dërguar katërshes politike të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, një e-mail ku i propozon ndryshimin e sistemit.

Sipas gazetës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjerojnë që në Shqipëri të aplikohet sistemi zgjedhor danez.

Ky sistem është i ngjashëm me atë që aplikohet konkretisht në Shqipëri, por që brenda listës së partisë, ka shanse për garë mes kandidatëve. Modeli danez është sistem proporcional rajonal me votimi preferencial. Votimi preferencial nënkupton që listat bëhen nga partia dhe renditen sipas partisë, por qytetarët mund të votojnë partinë dhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar.

Sistemi danez ka dy lista. E para është ajo proporcionale rajonale me votim preferencial, ndërsa lista e dytë është lista e mbyllur kombëtare. Në këtë listë, mblidhen votat në rang kombëtar dhe në bazë të një herësi që përcakton formula, shpërndahen mandatet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *