Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi zbulon listën e policëve që do çojë para drejtësisë: Kush i dhunoi Silva Cakën e Alfred Lelën


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar sot disa emrat që do të çojë para drejtësisë, pas dhunës së ushtruar nga policia më 17 MAj, ditën kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi tha se efektivja që dhunoi ish-deputeten e LSI-së, Silva Caka, quhet Denisa Hima.

Kryetarja e LSI-së vazhdon dhe jep emrat dhe detajet e efektivëve të tjerë.

“Do të ketë një listë që do të shkojnë drejt drejtësisë së vërtetë, do të përgjigjen para drejtësisë së shqiptarëve, Rama, Veliaj, të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim të paligjshëm, me këshilltarë bashkie, duke u shoqëruar me listën e policëve me uniformë për të mbuluar fytyrën do ta kenë direkt dhe me përgjegjësi të parë.

Duke filluar që nga Altin Lila, shefi i Komisariatit numër 5 që dhunoi gazetarin Alfred Lela.

Rama ka rrahur gjithë gratë e veta, nuk e ka dhunë të rrahurën, janë veprime kriminale të policisë së shtetit.

Kastriot Gjokutaj, kreu i Shqiponjave, që nuk kanë koncept të policisë, por skenat që shohin në filma i përdorin mbi trupat e fëmijëve,

Denisa Hima, police, që dhunoi Silva Cakën, kemi filluar identifikimin e gjithë policëve që kanë dhunuar dhe nuk ka turp më të madh për komunitetin mysliman sesa një burrë të prekë me dorë një grua të mbuluar me shami, kjo është policia e Ramës dhe respekti për besimin.

Ne do ta trajtojmë Ramën njëlloj si i ka trajtuar ai qytetarët se kur do ta shikojmë pastaj.  Unë kam jetuar 200 m larg teatrit, kur ishte i martuar me Matildën, vinte takonte gjyshen e saj që ishte te pallati ku kam jetuar unë. Ne si nxënëse e Dora Distia e kishim me detyrim të shkonin në kinema, estradë. Mos të ketë merak, ai në TK ka hyrë vetëm kur ka dash ta shembë dhe ka debatuar me Luftar Pajën, kur ka hyrë dhe Fahri Balliun që dramat e tij janë luajtur në TK. Nëse ka hyrë ai dhe ka parë edhe një shfaqje te vetme, do të kishte emocion, do bënte sikur të priste ditën e Kongresit të Përmetit për ta shembur”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *