Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Portin e Durrësit kamioni me 38 kilogramë heroinë, arrestohet shoferi


Zbulohet në Portin e Durrësit një kamion që fshihte brenda rreth 38 kilogramë heroinë. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, që është identifikuar si Dhimiter Zykaj, banues në Babrru, Tiranë.

Lënda narkotike ishte fshehur poshtë sediljeve ku ishin krijuar dy vende të fshehura. Droga ishte e ndarë  në 68 pako.

DETAJET E POLICISË

Sekuestrohen 68 pako me lëndë narkotike heroinë.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta.

Si rezultat u vu në pranga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike heroinë me peshë totale rreth 38 kg.

Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim”

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *