Vendosni fjalën kyçe....

Mbajtja me detyrim e maskave, rritet numri i grabitjeve në SHBA


Mbajtja e një maske në publik dikur nënkuptonte se personi në fjalë mund të ishte një grabitës por me pandeminë Covid-19 kjo gjë ka ndryshuar.

Grabitjet në SHBA janë rritur raporton Dailywire dhe personat që i kryejnë kanë më shumë mundësi të veprojnë të qetë duke qenë se mbajtja e një maske është detyrim në mbarë vendin.

Policia në Santa Ana, Kaliforni, thotë se grabitjet në qytet janë rritur me 50% që nga mbyllja e shtetit lidhur me koronavirusin.

Vendet më të shumta ku kryhen grabitjes sipas policisë janë pikat e karburantit dhe dyqanet e shitjeve me pakicë. Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në Konektikat, Pensilvani e shtete të tjera.