Vendosni fjalën kyçe....

Ish-këshilltarët e LSI-së kundër Veliajt për Teatrin: Mos u ngref si sorra në gjem


Grupi i ish-Këshilltarëve të LSI-së ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shemben e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ata e kanë quajtur vendim të marrë fshehtas publikut dhe e konsiderojnë të paligjshëm.  Grupi i këshilltarëve të LSI-së thotë se do qëndrojnë pranë aktivistëve dhe artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe s’do e lejojnë shembjen e tij. Madje shprehen se do e mbrojnë edhe fizikisht.

Në njoftimin për mediat, ata i kujtojnë kryebashkiakut Erion Veliaj një thënie të urtë Tironce – “Mos u ngref si sorra në gjem”.

Reagimi i plotë:

Dje Këshilli Popullor i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ka miratuar në errësirë fshehftas publikut, vendimin për shembjen e një nga godinave të trashëgimisë sonë kulturore, Teatrin tonë Kombëtar!

Grupi ish-Këshilltarëve të LSI dënon me forcë këtë vendim të marë në mënyrë të paligjshme nga ana proceduriale siç e kërkon Ligji për Pushtetin Vendore, pa transparencë me komunitetin, me vendime të fallsifikuara, dhe që shkatëron në mënyrë brutale një godinë që mbart historinë e shumë brezave dhe rrëmben një pronë publike.

Pasi nuk ia arritën dot për gati 2 vite të përdornin Këshillin e kaluar Bashkiak, dështuan për të aritur 3/5 e votave duke tentuar blerjet e Këshilltarëve të Opozitë së Bashkuar, të cilët u bënë mburojë e interesit publik, pasi miratuan një ligj special antikushtetues duke ja dhënë oligarkëve truallin e Teatrit, tani ja rrikthyen pësëri Këshillit Bashkiak, të cilin edhe pse e kanë monopartiak me 100% të votave, nuk guxojnë ta mbledhin por ia fallsifikojnë vendimet.

Garantojmë aktorët, qytetarët qëndrestarë të Aleancës, se do qēndrojmë pranë tyre edhe sot, ashtu sikurse edhe dje, në mbrojtje fizike të godinës dhe truallit tē Teatit Kombëtar, duke mos lejuar në asnje rast shëmbjen e saj.

I bëjmë thirje Lali Erit të Bashkisë, duke i kujtuar një thënie të urtë Tironce – “Mos u ngref si sorra në gjem”, të tërhiqet menjëherë nga ky vendim i turpshëm në dēm të histrorisë kulturore të qytetit tonë të përbashkët, pasi shqiptarët shumë shpejt do të shembin me votë ngrehinën pa leje të Rilindjes, që pasi i varfëroi ekonomikisht, tani kërkon edhe tu nëpërkëmbë dhe mohojë identitetin kulturor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *