Vendosni fjalën kyçe....

Federica Mogherini zgjidhet rektore e Kolegjit të Europës, pavarësisht kundërshtimeve


Federica Mogherini është emëruar rektore e Kolegjit të Europës, pavarësisht kundërshtimeve.

Lajmi për emërimin e mundshëm të italianes ishte bërë tashmë publik nga gazeta franceze Libération, e cila në një artikull e kishte shpjeguar situatën me një titull: “Bashkimi Evropian kujdeset për ish-liderët e tij”.

Por lajmi është konfirmuar  vetëm sot. Siç shkruan Corriere Della Sera, sot këshilli akademik i Kolegjit të Europës në Bruges,  njoftoi emërimin e Federica Mogherini si rektore.

Për emërimin përfundimtar të ish-Përfaqësueses së Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së BE-së, do të jetë e nevojshme të pritet për konfirmim nga bordi i drejtorëve, i kryesuar nga ish-kryeministri belg dhe ish-presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy. Kjo do të ndodhë në muajin qershor.

Këshilli akademik u mblodh të enjten, por komunikimi zyrtar u bë vetëm sot. Federica Mogherini dihej që do të ishte rektorja e re, gruaja e parë që do të mbajë këtë pozicion në institutin që përgatit zyrtarët e ardhshëm të BE-së. Por do të jetë edhe rektorja e parë italiane.

Mirëpo Mogherini do të jetë gjithashtu e para rektore me kualifikimin master, pra pa doktoraturë dhe pa asnjë karrierë akademike. Më përpara, rektori i Kolegjit ka qenë profesor me gradën doktor dhe me një karriere të gjatë akademike. Vendimi i Kolegjit të Europës për ta bërë Mogherini rektore ka shkaktuar shumë polemika lidhur me procesin e përzgjedhjes.

Gsazeta franceze Liberation, shkruante vetëm pak kohë më parë lidhur me zërat se Mogherini ishte zgjedhur rektore në shkelje të proccedurave. 

Bordi i drejtorëve është i përbërë nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, e që prej muajit nëntor ky bord kryesohet nga ish-presidenti i Këshillit Europian, gjatë mandatit të Mogherinit, Herman Van Rompuy. Sipas gazetës, ky i fundit vendosi të rrëzojë kandidaturat e akademikëve me shumë tituj, duke preferuar Mogherini-n, e cila nuk ka përvojë akademike.

Sipas një raporti të Këshillit vlerësues, kandidatët e parë u paraqitën me 30 shtator, por në nëntor, Këshilli ka hapur garën edhe për kandidatë të tjerë, me justifikimin se asnjë nuk arriti të merrte më shumë se gjysmën e mbështetjes së anëtarëve të Këshillit.

I vetmi aplikant që u paraqit në thirrjen e dytë ishte Federica Mogherini. Ajo menjëherë mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit, pavarësisht se nuk përmbushte asnjë nga kriteret e vëna nga Kolegji. Mogherini pritet të paguhet 14-mijë euro në muaj për detyrën e re/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *