Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme çon për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”


Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK-ut për kalimin në gjykim të dosjes “Plumbi i Artë”. Megjithatë ajo ktheu për plotësim hetimesh dosjen për Talo Çelën lidhur me vrasjen e Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkozës, ndërsa pushoi hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Grupi kriminal akuzohen për një sërë veprash penale dhe u zbërthye pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe të penduarve të tjerë të drejtësisë.

Ndaj, Dumanit rëndojnë 17 akuza dhe Hoxhës 8 akuza. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, pjesë e të njëjtit grup kriminal.