Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada britanike reagon për Teatrin: Duhet dialog, veçanërisht në këto kohë të trazuara


Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një mesazhi të shkurtër në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ambasada e Britanisë së Madhe thotë se mbështet thirrjen e komisioneres Mariya Gabriel për dialog.

 “Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Mariya Gabriel reagoi një “Twitter” më herët për çështjen e Teatrit, duke iu bërë apel institucioneve shqiptare të përfshihen pa vonesë në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë.”– shkruante komisionerja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *