Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni: E keni kthyer Kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit, lista të hapura ose ikim


Deputeti Ralf Gjoni  thotë se opozita e re që aktualisht është në Parlament, do të futet në një formë apo në një tjetër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por jo me PD-në apo LSI-në.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Gjoni thotë se PS dhe PD do të vijojnë që të luajnë dhe të mos marrin në konsideratë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij vendi s’ka nevojë për Reformë zgjedhore, por për ndryshim sistemi dhe lista të hapura që nuk kërkojnë ndryshim kushtetute.

Madje në një moment, Gjoni nuk e mbajti dot fjalorin duke krahasuar Kushtetutën me “prostitutat e Amsterdamit”. Ai u kërkoi palëve të marrin në konsideratë ndryshimin e sistemit zgjedhor, ose në të kundërt do rishikojnë vendimin për praninë e tyre.

“Nuk e kuptoj miratimin e ndryshimeve për ligjin për sektorin e energjisë në kontekstin aktual të emergjencës. Jemi në një javë shumë të rëndësishme dhe kritike për cilësinë e demokracisë dhe çdo të ndodhë vitin që vjen. Ndërkohë që parlamenti diskuton për energjinë elektrike, çdo shqiptar i ndershëm i pavarur që nuk i përket komunitetit të lëpirasve, ka një pyetje pse ka frikë Edi Rama listat e hapura? Përse propozimi im për ndryshimin e sistemit nuk është futur për trajtim por trajtohet nga Gjiknuri me një fjali, që propozimet e opozitës do të shikohen nga ekspertët nëse përputhen me Kushtetutën. Hapja e listave nuk kërkon ndryshim kushtetute, nëse ndryshimi i sistemit kërkon ndryshim kushtetute hajde flasim. E keni kthyer Kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit. Nuk e duam për vete por për shqiptarët, a mendoni se ju Gramoz Ruci keni frikë nga listat e hapura? Nuk e besoj. Ka frikë Majko? Nuk e besoj? Zoti kryetar ka ardhur momenti të flasim hapur, apo Elisa Spiropali? Fare, fare, fare (qesh) e kam shumë sinqerisht. Ka frikë Rudina Hajdari frikë, apo unë? Jo! Fare.

Ka shumë socialistë që na e pranojnë se duan listat e hapura dhe janë gati të garanojnë më këtë sistem? Atëherë pse Rama i shkel syrin Berishës, nuk po flas për Bashën se ai është në gjumë. Shqipëria nuk ka nevojë për reformën elektorale por reformim të sistemit. Ne do të futemi në zgjedhje në vitin që vjen, a me një apo me. Që PS-ja është në krevat me PD-në, ata të LSI-së nuk i kuptoj pse 2017, kanë çuar Vasilin që duket si nuse fshati. Më e fortë duket Rudina Hajdari. Nëse ata vazhdojnë të luajnë lojëra, prania jonë në atë këshill duhet të futet në diskutim, nuk kemi nevojë të bëhemi nevojë e tresheve të tyre në krevat për të mbajtur pishtarin. Do të deskriditoj çdo lapanjos që do të votojë atë reformë, do i denoncoj te SPAK-u, që ta provojë se nuk fle gjumë si Lul Basha”- tha Gjoni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *