Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i May, 4 konservatorët që mund të zëvendësojnë atë


Theresa May ka dha dorëheqjen e saj si kryeministre sot. Në këtë mënyrë partia konservatore që është në pushtet duhet të sjellë një kryeministër të ri ose vendi do shkojë në zgjedhje të reja.

Dorëheqja e May erdhi pasi që deputetët britanikë refuzuan që të votojnë në favor të marrëveshjes së saj për Brexitin në tre raste.

Por cilët janë favoritët që mund të e zëvendësojnë Theresa May?

Ish ministri i punëve të brendshme Boris Johnson po shihet si favorit kryesor. Ai veçse është nominuar nga ish ministri i mbrojtjes Gavin Williamson dhe deputeti konservator Johnny Mercer.

Jonson ishte ndër fytyrat më të njohura që shtyu përpara fushatën e daljes së Britanisë nga BE’ja. Ai mendohet që ka 40% shanse që të marrë lidershipin e vendit.

Emra tjerë që përmenden janë ai i ministrit për Brexitin, Dominic Rabb, me një probabilitet prej 14% që të marrë udhëheqjen e vendit.

Kandidatë tjerë janë Andrera Leadsom që është ish kryeparlamentar i Britanisë dhe Jeremy Hunt ish ministër i punëve të jashtme britanike.

Për të pasur një garë korrekte duhet që së paku tre kandidatë të shpallin kandidaurën e tyre për kryeministër.

Gara do zhvillohet në dy faza.

Në fazën e parë kërkohet që kandidatët të jenë deputetë të partisë që ka pushtetin. Pastaj kërkohet që së paku dy nga deputetët tjerë të partisë të e përkrahin kandidaturën e tij.

Të gjithë kandidatët duhet që të mbajnë një seri të debateve ku tregojnë planet e tyre të qeverisjes. Deputetët pastaj votojnë në disa raunde kandidatët. Kandidati që merr më së paku vota në secilin raund eliminohet, derisa të mbeten vetëm dy të tillë.

Në fazën e dytë të gjithë anëtarët e partisë votojnë njërin prej kandidatëve që atyre iu duket që është më adekuat.

Pritet që gara të përshpejtohet dhe kandidati i ri të votohet në korrik, në mënyrë që kryeministri i ri të ketë sa më shumë kohë që të përballet me sfidat që pritet të ballafaqohet vendi sa i përket Brexitit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *