Vendosni fjalën kyçe....

Përmeti – deputetëve socialistë: Rama do t’ju zëvendësojë me kriminelë, bëhuni pak ‘Ditmirë’


Në seancën e sotme plenare, deputeti Andi Përmeti u ka kërkuar deputetëve socialistë që të guxojnë të ngrenë zërin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme do i zëvendësojë me trafikantët e drogës pas legalizimit të kanabisit mjekësor.

“As PS dhe as PD nuk e duan ndryshimin e sistemit. Ju drejtohej kolegëve të PS-së, ju dhe ne kemi votat për ta ndryshuar.

Guxoni për të ndryshuar sistemin, se kjo është për të mirën e Shqipërisë dhe dinjitetin tuaj, nëse ia lini Edi Ramën listat, unë kam frikë se 50% e huaja më e mirë do të mungojë herën tjetër. Edi Rama kam frikë se po përgatit skenarin për t’ju zëvendësuar ju me kriminelët. Ata ishin të mirë, por kishin dënime për vrasje dhe përdhunime. Ligji nuk e lejon, por Rama po e përgatit, ata do të quhen biznesmenë të kultivimit të kanabisit”– tha Përmeti.

Ai shtoi:” Guxoni dhe jini pak Ditmirë për dinjitetin tuaj!”. Këtu Përmeti i referohet ish-ministrit Ditmir Bushati i cili në disa raste ka mbajtur qëndrime të ndryshme nga kryeministri dhe qeveria e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *