Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Prej 20 vjetësh jam pro shembjes së Teatrit Kombëtar


Kreu i qeverisë, Edi Rama, shprehu edhe një herë qëndrimin e tij se Teatri Kombëtar duhet të shembet.

Rama theksoi se mendimi i tij nuk ndryshon që prej 20 vjetëve për godinën çështja e të cilës është edhe konflikti më i gjatë mes tij dhe grupit që nuk duan prishjen e godinës.

Prej 20 vitesh dihet bindja ime për Teatrin Kombëtar, duhet të shembet. Është ekskluzivitet i qeverisë të marrë vendimin. Është procesi më i gjatë i konfliktit për një çështje e cila tani do marrë zgjidhje. I kemi lënë në dorë Bashkisë së Tiranës të ekzekutojë projektin”-tha Rama.

Godina e Teatrit Kombëtar tashmë ka kaluar me VKM në pronësi të Bashkisë së Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *