Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj dërgon Policinë Bashkiake të Teatri Kombëtar, kërkon marrjen në dorëzim të godinës


Policia Bashkiake e Tiranës dhe aktivistët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin pas një letre të vendosur në derën e godinës ku thuhej se tashmë Teatri është në pronësinë e Bashkisë.

Policia Bashkiake nëpërmjet dokumentit kërkon të marrë në dorëzim godinën tashmë, pas kalimit në pronësi nga Ministria e Kulturës në Bashkinë e Tiranës me anë të një VKM-je.

Në bazë të vendimit nr. 15 3037 /1 të datës 12,.5 2020 për marrjen në dorëzim të pasurisë 1/ 241 ZK 5380, Teatri Kombëtar.

Inspektori Elton Dermishi, prezent edhe inspektori Kujtim Llapaj”- shkruhet në shkresën e vendosur në derën e TK-së.

Qeveria dhe Bashkia kanë hasur në kundërshtinë e artistëve dhe aktivistëve të cilët janë kundër projektit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i ka bërë thirrje qytetarve që të bashkohen me ta për mbrojtjen e Teatrit dhe mos lejimin e marrjes nga Bashkia e cila do procedojë më pas me prishjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *