Vendosni fjalën kyçe....

Red Bull i hap rrugën Ragnic të bashkohet me Milan


Ralf Rangnick është i lirë t’i bashkohet Milanit, pasi Red Bulli e ka emëruar Oliver Mintzlaffin shef të ri të Futbollit Global, sipas mediave gjermane.

Edhe spe roli i tanishëm i Rangnick është shef i Sportit dhe Zhvillimit në Red Bull, pozita që Oliver Mintzlaff e ka marrë në klub është shumë e ngjashme më të Rangnick, sipas agjencisë gjermane të lajmeve Dpa.

Emërimi i tij do t’ia hapë rrugën Rangnickut të largohet nga Red Bulli dhe ta marrë rolin e pazakontë të trajnerit dhe drejtorit sportiv në Milan.

Rol të ngjashëm ka pasur edhe Sir Alex Ferguson në Manchester United për shumë vjet. Ky rol i jep Rangnickut fuqi jo vetëm për të udhëhequr si trajner, por për t’i vëzhguar talentet, për të vendosur për strategjinë e transferimeve dhe stafit të trajnerëve.

Hera e fundit që Rangnick kreu punën e trajnerit ishte sezoni 2018/19 me RB Leipzig.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *