Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet drejtori i një banke në Tiranë, dyshohet se vodhi 30 mijë dollarë nga llogaria e një klienti


Policia ka ndaluar drejtorin e një filiali të një banke të nivelit të dytë, pas akuzave për shpërdorim detyre.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet F. N., 35 vjeç, akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti. Bëhet fjalë për një shumë prej 30 mijë dollarësh amerikanë.

“Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *