Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Jemi organizuar për protesta në mënyrë guerrile, e vetmja përgjigje ndaj Ramës është reagimi pa kompromis


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës deklaroi se opozita është organizuar në mënyrë guerrile dhe se nuk ka çfarë të humbë.

Ajo shtoi se përgjigjja e vetme ndaj Ramës është reagimi pa kompromis ndaj asnjë klike.

Nuk është çështja për të ardhur në pushtet, por që qytetarët të jenë të barabarte dhe të zgjedhin ata se kush do të jetë më i miri. Ajo që është e rëndësishme, është se Rama mund të bëjë planet e tij si të dojë dhe do të marrë përgjigjen e merituar. Opozita nuk çfarë humbet më. Jemi të organizuar në mënyrë guerrile, nuk është çështje se sa njerëz kemi me vete, por varfëria dhe pushtimi i saj ndaj familjeve shqiptare nga Edi Rama është i jashtëzakonshëm dhe në gjithë Shqipërinë. E vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur është reagimi pa kompromis ndaj kësaj klike. Në këtë moment krize që e gjithë bota ika hallet e veta, ky zotëria gjen rastin dhe dërgon letra në dyert  e institucioneve. Provokon një grup njerëzish për të larguar vëmendjen nga varfëria.”-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *