Vendosni fjalën kyçe....

Meta sqaron njëherë e mirë a do i shkojë Ulsi Manjës në Komision


Presidenti i vendit Ilir Meta ka sqaruar se javën e ardhshme do të jetë në komisionin parlamentar hetimor të ngritur kundër tij, pas dekretit rrëzimin e 30 qershorit.

Meta thotë se gazetarët i kanë shkruar shumë mesazhe duke e pyetur se çfarë do të bëjë, a do shkojë te Komisioni i drejtuar nga Ulsi Manja apo jo dhe kështu ka vendosur të japë një përgjigje publike për të gjithë.

Presidenti thotë se është detyra e tij të vendosë një shembull për të gjithë prandaj nuk do të mundojë në Komisionin e Manjës.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë,

Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!

Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta.

Ditën e djeshme, pas publikimit të 6 shtatorit si data e thirrjes para komisionit të shkarkimit drejtuar nga Ulsi Manja, presidenti Ilir Meta pati një përgjigje të shkurtër.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit…”, tha Meta për Komisionin e ngritur për shkarkimin e tij.

Kryeministri Edi Rama është i vendosur ta shkarkojë nga posti i presidentit, edhe pse nisma e tij është krejtësisht e pamundur për t’u përfunduar për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se drejtuesi i Komisionit Hetimor për Metën, Ulsi Manja, është një ndër eksponentët kryesorë të Partisë Socialiste që akuzohet nga opozita për përfshirjen në shit-blerjen e votave dhe emri i tij është përmendur në “dosjen famëkeqe 184”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *