Vendosni fjalën kyçe....

“S’do ketë heqje të menjëhershme të kufizime por nisim nga lehtësimet” – Johnson u drejtohen britanikëve


Kryeministri britanik Boris Johnson i është drejtuar me një fjalim televiziv qytetarëve për të shpjeguar se çfarë do ndryshojë e çfarë jo gjatë fazës së tjetër të pandemisë Covid-19.

Ai theksoi se nuk do ketë një përfundim të menjëhershëm të kufizimeve të vëna më herët në vend por shtoi se se do ketë lehtësime të përshkallëzuara duke rihapur ekonominë e bllokuar prej më shumë se 7 javësh.

“Nuk është koha thjesht për t’i dhënë fund bllokimit këtë javë. Në vend të kësaj ne jemi duke ndërmarrë hapat e parë të kujdesshëm për të modifikuar masat tona. Nga e hëna, ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia do të nxiten në mënyrë aktive të shkojnë në punë dhe nga e mërkura njerëzit do të lejohen të bëjnë sasi të pakufizuara të ushtrimeve në natyrë për sa kohë që ata i përmbahen udhëzimeve sociale distancuese. Ju mund të uleni në diell në parkun tuaj lokal, ju mund të udhëtoni në destinacione të tjera, madje mund të luani sporte, por vetëm me anëtarët e familjes tuaj”, tha ai.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i goditur në Europë nga Covid-19, sipas raporteve zyrtare me 31.885 viktima lidhur me koronavirusin e ri. Ndërsa vendin e parë në botë e mbajnë SHBA-të me 80.423 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *