Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje ushtarake mes Indisë e Kinës në kufirin e përbashkët, disa të plagosur


Më shumë se njëqind ushtarë u përfshinë në një konfrontim përgjatë kufirit mes Indisë e Kinës në Himalaje, raportojnë mediat indiane. Nga përplasja dyshohet se ka pasur të plagosur nga të dyja palët.

Duke përmendur dy burime të rangut të lartë ushtarak, Hindustan Times tha se incidenti ndodhi në një vendkalim malor në një lartësi prej më shumë se 5.000 metrash përgjatë kufirit me Kinën në shtetin verilindor të Sikkimit.

“Katër ushtarë indiane dhe shtatë trupa kineze pësuan lëndime gjatë konfrontimit që përfshiu rreth 150 ushtarë,” tha për Hindustan Times një oficer që parapëlqeu të mbetej anonim, duke e përshkruar incidentin si ‘konfrontim agresiv’.

Burime ushtarake indiane konfirmuan gjithashtu për ANI-n se konflikti kufitar u zhvillua në pjesën veriore të Sikkimit, duke thënë se ‘sjellja agresive dhe lëndime të vogla kanë ndodhur nga të dy palët’.

India dhe Kina kanë disa mosmarrëveshje territoriale. Përleshje të tilla ndodhin herë pas here përgjatë kufirit midis Sikkimit dhe Tibetit të Kinës, si dhe në Linjën e Kontrollit Aktual (LAC) të dakorduar reciprokisht në Kashmir, ku kombet gjithashtu ndajnë një kufi.

Pekini dhe Neë Delhi kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë për të zgjidhur çështjet e kufirit. Dhjetorin e kaluar, të dy palët ranë dakord të krijojnë një linjë telefonike mes ushtrisë indiane dhe asaj kineze për të shmangur konfliktet përgjatë LAC.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *